Usluga Real Estate / Informacione të përgjithshme mbi kredidheniet

  • Kredi per Individe

    Kreditë për shtëpi janë afatmesme ose afatgjata dhe u ofrohen individëve me të ardhura nga paga ose nga biznesi.  

    Qëllimi
    Kredi për shtëpi konsiderohet financimi që përdoret për blerjen e një banese të re dhe si kolateral kërkohet hipoteka, pavarësisht nga shuma e kredisë.

    Afati
    Afati i kredive për shtëpi është deri në 180 muaj.  

    Garanci
    Garancia për kredi për shtëpi duhet të jetë 150% e shumës së kredisë, ku hipoteka duhe të ketë vlerë jo më pak se 110% të vlerës së kredisë.

    Përparësitë
    - Financojmë deri në 90% të vlerës së apartamentit
    - Nuk ka kosto të fshehura
    - Procedurë e shpejtë dhe pa burokraci

    Si mund të aplikojmë për kredi për shtëpi?

    • - Paraqituni në degën më të afërt të ProCredit Bank
    • - Plotësoni aplikimin për ProShtëpi në shumën që ju nevojitet
    • - Kredia aprovohet brenda 1 jave
    • - Punonjësi i kredisë analizon situatën tuaj

    Çfarë dokumentacioni duhet të ofroni?

    • - Dokument i vlefshëm identifikimi
    • - Vërtetim page ose dokumente ligjore për biznesin
    • - Dokumentet e garancisë hipotekore që do të ofrohet
    • - Kontratë shitblerje ose porosie për apartamentin që do të blihet, ose dokumente të pronësisë së tokës dhe preventivë të punimeve në rast ndërtimi