Projektet e ndodhura ne zonen e Unazes se Re, ne afersi te “Astirit”, jane dy objekte te ndertuara ne menyre bashkekohore, si dhe apartamentet e tyre jane dizenjuar te kene hapesire te bollshme, per te qene sa me afer kerkesave te njerezve.
Te projektuara me shume kujdes nga arkitekte Znj. Anila Hoxha, ky bllok ndertesash eshte nje nga projektet me te arritura ne zonen e Unazes se Re, te ndertuara nga kompania Usluga, e bere kjo realitet nga stafi mese i kualifikuar, me pergatitje shkencore.
Plani rregullues i territorit parashikon nje sistem urbanistik mjaft interesant, duke bere te mundur qe zona e specifikuar me siper, te arrije nje standard te larte duke ecur keshtu paralelisht dhe komform planeve rregullatore europiane, sic eshte edhe Plani Francez per Tiranen.
Objekti 1, eshte nje godine 7-katshe, ku kati -1, pra podrumit, do te shfrytezohet per parking automjetesh me nje siperfaqe totale prej 535.7m2. Kati perdhe, me nje siperfaqe totale prej 1115m2, do te shfrytezohet per ambjente sherbimi si bar, restorant, market, zyra, etj. Katet e mesiperm do te shfrytezohen per apartamente dhe do te kene nje siperfaqe totale prej 1183m2 per kat.
Objekti 2, eshte gjithashtu nje godine 7-katshe, ku kati -1, pra podrumit, do te shfrytezohet per parking automjetesh me nje siperfaqe totale prej 580.85m2. Kati perdhe, me nje siperfaqe totale prej 508.3m2, do te shfrytezohet per ambjente sherbimi si bar, restorant, market, zyra, etj. Katet e tjere do te perdoren per apartamente dhe do te kene nje siperfaqe totale prej 600.7m2 per kat.
Per llogari te dy objekteve, kontratat me OSSH-ne do te jene lidhur paraprakisht nga kompania jone, duke siguruar qe energjia elektrike te mos mungoje. Furnizimi me uje te pijshem behet direkt nga ujesjellesi i Berxullit, dhe do te perdoren depozita mijra litroshe, qe uji te mos mungoje gjate 24 oreshit.
Zona e Unazes se Re po zhvillohet me ritme te shpejta dhe ne te ardhmen e afert do te arrije nje popullsi rekord, pasi ne vetem 7 minuta mund te gjendeni ne qender te kryeqytetit, por ata qe nuk mund t’u lejojne vetes cmimet stratosferike te kryeqytetit, do te gjejne nje zgjidhje ne alternativat qe shfaqin dy objektet tona.
Gjithashtu, shtrirja e objekteve drejt qytetit fqinj te Durresit qe po krijohet dita-dites, do te mundesoje qe kjo te jete zona perfekte si ure lidhese e metropolit te ardhshem Tirane-Durres.