Godina e re e ndodhur ne kompleksin rezidencial e komercial Usluga do tu mundesoje banoreve te saj qetesine dhe komoditetin e deshiruar.
E rrethuar nga shume objekte te tjera cilesore, ky objekt do te jete pjese e nje blloku pallatesh, te ndertuara duke u bazuar ne planin rregullator Francez per Tiranen.
Ambjenti i gjelberuar qe do te rrethoje kete objekt do ta mundesoje qetesi e relaks per te gjithe personat qe do te vendosin te bejne te tyrin nje nga apartamentet qe ne ofrojme.
E projektuar me shume perkushtim nga arkitekte Znj. Enkeleda Tota, kjo ndertese eshte nje nga projektet me te arritura te ndertuara nga kompania Usluga, e bere kjo realitet nga stafi mese i kualifikuar, me pergatitje shkencore.
Objekti do te perbehet nga 13 kate, ku 3 katet e para do te ofrohen per ambjente biznesi dhe 10 katet e siperme do te ofrohen per apartamente. Nje risi e ketij objekti do te jete perdorimi i 3 kateve parking nentokesor, qe do te mundesoje siguri per automjetet tuaja dhe lehtesi ne gjetjen e nje parkimi, problem ky qe po merr permasa serioze cdo dite qe kalon.
Apartamentet do te jene te siperfaqeve te ndryshme, te cilat do te variojne nga 45m2 deri ne 125m2, ne menyre qe gjithsecili te gjeje apartamentin e deshiruar mes alternativave qe ne ofrojme. Per te ndertuar keto apartamente, po perdoren materiale te standarteve nga me te lartat qe ekzistojne ne tregun e sotshem, per t’ju ofruar nje komoditet maksimal ne shtepine e endrrave tuaja.
Pozicioni shume i favorshem i objektit afer stacionit te trenit, vetem 3 minuta larg qendres se kryeqytetit, do tu jape kenaqesine e te qenit shume afer qendres administrative te shtetit Shqiptar. Ne kete zone do te gjeni institucione te ndryshme financiare si Bankat Pro Credit e BKT, institucione shteterore si Ministria e Drejtesise, Prokuroria e Rrethit, Arkiva e Shtetit, kompani e firma te ndryshme, te cilat ofrojne sherbimet dhe produktet e tyre specifike.
Gjithashtu, duke qene vetem disa metra larg bulevardit Zogu i I-re, do te mund te shfrytezoni facilitetet qe ofrojne qendrat tregtare te ndodhura ne te dy profilet e tij, ku ushtrojne aktivitetin e tyre shume firma e kompani te njohura.