Kompania USLUGA

  • Usluga Group

    Usluga Co është themeluar në vitin 1993, me vendodhje në Shqipëri dhe me zyra në Tiranë dhe Durrës. Tashmë 17 vjet në tregun shqiptar, ofrojmë një game të gjërë të produkteve dhe shërbimeve cilësore, për të përmbushur nevojat dhe deshirat e klientëve tanë, duke u klasifikuar si një lider ne biznesin shqiptar. Pozita dhe forca jonë mundëson vlerën shtesë për klientët tanë dhe oportunitete për të punësuarit tanë.

  • Aktivitetet e kompanise

    Distributor kryesor i xhamit, profileve te aluminit, aksesore alumini, aksesore dopio xhami, aksesore grilash, punime alumini, punime grilash, punime dopio xhami, investime dhe zhvillim të pasurive të patundshme, arredim i brëndshëm dhe i jashtem, agjensi imobiliare. Tashmë ne sjellim teknologjinë më të re në temperimin e xhamit dhe përkuljen e tij, duke ofruar një shërbim i cili ka munguar deri më tani në Shqipëri.


    Aktivitetet tona kryesore janë distribucioni i xhamit, aluminit dhe ndërtimi .

    "Usluga" është distributori kryesor i xhamit ne Shqiperi. Ne importojme sasi të mëdha xhami që arrijnë një kapacitet prej 2÷4 milion m² në vit.

    Disa nga llojet e xhamit që ne importojme janë si më poshte vijon:

    • - Xham transparent
    • - Xham me ngjyre
    • - Xham akulli
    • - Xham i laminuar
    • - Pasqyre
    • - Xham dekorativ

    Të gjithe llojet e mësipërme të xhamave i disponojmë në permasa dhe spesorë të ndryshem duke qënë në dispozicion të klienteve me çmimet më konkurruese në treg.
    Së bashku me zhvillimin tonë në sektorin e xhamit, kemi shënuar zhvillime të larta në sektorin e ndërtimit. Kompania ka treguar një rritje të qëndrueshme, duke ndërtuar në mënyrë graduale një portofol multi-projektesh, pozicionim koherent me ritmin e evoluimit të teknikave të ndërtimit dhe pasurimin me një eksperiencë profesionale dhe bashkohore në ndërtimin e godinave tregtare, banesave, hoteleve dhe vilave luksoze.

    Vizioni largpamës dhe strategjia e orientuar drejt krijimit te vleres dhe cilesise si dhe perdorimi i burimeve njerezore te specializuara dhe trajnuara, janë faktorë që kanë dhënë në mënyrë të konsiderueshme kontribut në rritjen e kompanise tone . Me synimet drejt strategjive ambicioze, zgjerimit dhe diversifikimit te aktiviteteve, kompania jone, shpreh gadishmeri, integritet dhe angazhim serioz në permiresimin e marredhenieve me klientet dhe bashkepunetoret aktuale dhe potenciale.

    Usluga ka ndermarre projekte mjaft interesante, shumica e të cilave janë të vendosura në zonat më të populluara. Ne kemi përfunduar tashmë 6 projekte të cilat janë në përputhje me standartet europiane si dhe po punohet në ndërtimin e 11 projekteve të reja, të cilat janë në faza të ndryshme të ndërtimit. Ndërtimi i këtyre godinave perfshin garazhe parkimi të nëndheshme, të hedhura me struktura betoni qe perfundojne me nje rifiniture te cilësisë së lartë.

    Usluga zotëron gjithashtu agjensine e saj Real Estate te specializuar ne shitblerje dhe dhenie me qera te ambienteve te ndryshme dhe pronave te patundshme. Qëllimi kryesor i kesaj agjensie është që të informojë mbi të gjitha alternativat dhe projektet e mundshme per te plotesuar ne kohe dhe me korrektesi nevojat e klientit .

    "Usluga Real Estate" me profesionalizmin e saj ofron alternativa interesante duke arritur maksimumin në ndërmjetësimin e shitjes së pronës apo dhënies me qera.

  • Misioni

    Misioni yne është të ruajme dhe te zhvillojme më tej pozitën ne industrine e ndërtimit dhe të xhamit dhe të rrisim reputacionin në kryerjen dhe përfundimin e projekteve në kohë dhe me korrektësi, nën mbikqyrjen e ekspertëve, kontrollin e rreptë të cilësisë dhe sigurisë per arritjen e qellimit final “Maksimizimi i kënaqesise së klientit”.

    Sherbime

    Manaxhim Projektesh & Rikonstruksione te brendeshme dhe te jashtme.

    Grupi Usluga, dhe partnerët e saj, qendrojne me përvojë te gjate ne industrine e xhamit dhe te ndertimit. Eksperienca e gjatë ne treg u ka krijuar mundesine te kuptojne nevojat e klienteve te tyre duke zhvilluar keshtu nje raport te suksesshem profesionalizmi dhe cilesie.
    Grupi Usluga me përkushtimin, përvojën, entuziazmin, dhe burimet njerezore qe permban ofron cilesi te larte ne menaxhimin e ketyre projekteve me çmimet më konkurruese. Profesionistet tanë me pervoje mund do t'ju ofrojnë rekomandime dhe zgjidhje te cilat do te lehtesojne arritjen e qellimeve tuaja.
    Perfundimi i projekteve ne kohe dhe me kualitetin e kerkuar nga klienti eshte nje nder avantazhet e saj.

  • E-mail: uslugaal@usluga-al.com